Shkodra Project
1. Kapela e Varrezave të Rrmajit | 2. Muzeu Ateist | 3. Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë | 4. Xhamia e Fushë Çelës (Ebu-Bekr) | 5. Kisha e Kongregatës së Motrave Stigmatine | 6. Xhamia e Parrucës | 7. Katedralja e Shën Shtjefnit | 8. Manastiri i Shën Kjarës | 9. Kisha e Zojës Rruzare | 10. Teqeja e Kasëm Ali Sulltanit | 11. Kisha e Shën Nikollës | 12. Kompleksi i Jezuitëve | 13. Kisha e Shën Rrokut (Shirokë) | 14. Kisha e Shën Françeskut | 15. Xhamia e Plumbit
Është një kapelë(kishë e vogël) në periferi të qytetit e ndërtuar nga Ing. Ludovik Zojzi, në vitin 1937. E gjithë hapësira gjendet pranë Lumit Kir dhe njihen si varreza katolike që në vitin 1600. Në vitin 1967 këto varreza mbyllen dhe kapela kthehet në magazinë. Në territorin e këtyre varrezave, pranë murit anësor në kufirin lindor të tyre, janë ekzekutuar me pushkatim shumë kundërshtarë të regjimit komunist, sidomos klerikë.
Shqipëria renditet vendi i parë në botë që ka pasur një muze ateist. Më 10 korrik 1968 u inagurua në Shkodër ekspozita ateiste me titull “Mbi rolin reaksionar të fesë” e cila qëndroi e hapur për 5 vjet dhe shërbeu dhe si ekspozitë shëtitëse duke shkuar në fshatra, malësi dhe zona industriale për të bërë propagandë antifetare.
Më 9 Qershor 1973, ekspozita u shdërrua në “Muze Ateist” me propagandë antifetare. Në hyrje të muzeut u vendos citati i Marksit: "Feja është opium për popullin".Në stendat e secilit pavion ishin ekspozuar, dokumenta, foto, materiale të ndryshme që synonin të evidentonin rolin armiqësor dhe reaksionar të klerit, sidomos atij katolik, si shërbëtor i Vatikanit dhe i imperializmit. Po ashtu ky muze kishte edhe një ekspozitë lëvizëse të përbërë nga 23 stenda, e cila ekspozohej në zona të ndryshme jo vetëm të Shkodrës, por edhe Shqipërisë. Muzeu Ateist qëndroi i hapur deri më 13 dhjetor të vitit 1990.
1.Është një kapelë(kishë e vogël) në periferi të qytetit e ndërtuar nga Ing. Ludovik Zojzi, në vitin 1937. E gjithë hapësira gjendet pranë Lumit Kir dhe njihen si varreza katolike që në vitin 1600. Në vitin 1967 këto varreza mbyllen dhe kapela kthehet në magazinë. Në territorin e këtyre varrezave, pranë murit anësor në kufirin lindor të tyre, janë ekzekutuar me pushkatim shumë kundërshtarë të regjimit komunist, sidomos klerikë.