Kontakt
Adresa:
Rruga e Bogdanëve, Tirana
Phone:
-
Qendroni ne kontakt

Copyright © 2021 Maniacard. All Rights Reserved.

EDU BUNËN

EDU BUNËN

EDU BUNËN

Nëse po mendoni të provoni një eksperiencë eco-friendly padyshim që Buna ju ofron një paketë të pasur me aktivitete argëtuese. Qetësia dhe lidhja e ngushtë që krijon me natyrën e bën zonën rreth Bunës një destinacion fantastik pushimi ku mund të marrësh më të mirën e asaj që natyra shqiptare ofron. Buna ju fton për një aventurë eco-friendly, me shumë prodhime lokale dhe padyshim me dashamirësinë e banorëve të zonës që nuk mungon kurrë
Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit, bashkohet me Drinin dhe derdhet në Adriatik, në plazhin e mirënjohur të Velipojës.
Një lumë i cili rrethohet me shumë bukuri natyrore, vlera të rralla historike, lundrimi, shkëmbimesh ekonomike dhe kulturore për veriun e Shqipërisë, duke qenë gjithmonë ‘’pasuri e vyer’’ për qytetin e Shkodrës, dhe jo vetëm.

Duke u nisur nga bukuritë e shumta natyrore, flora dhe fauna e pasur që kjo zonë përmban por edhe nga dëshira e nevoja për ta promovuar zonën rreth BUNËS jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe duke edukuar turistët vendas e të huaj që jo vetëm ta vizitojnë BUNËN, por edhe të edukohen dhe ta duan si të ishin pjesë e banorëve të zonës.

https://atb.al/wp-content/uploads/E-du-bunen-2-600x550.jpg

EDU BUNËN

EDU BUNËN, lindi si një nevojë dhe dëshirë e promovimit të Bunës si destinacion, të pasqyrojë bukuritë e rralla natyrore që kjo zonë ofron, t'ju prezantojë me destinacionet më të bukura të saj. Por, ky projekt është shumë më i gjerë se vetëm promovimi i turizmit. EDU BUNËN në thelb të tij synon të edukojë, të udhëheqë vizitorin potencial drejt aktiviteteve eko-miqësore të zonës, të përfshijë dhe të edukojë industrinë promovuese si dhe të ofrojë një ofertë ekoturistike atraktive për turistët vendas e të huaj.

Për këtë arsye promovohen aktivitete që krijojnë të ardhura në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit lokal, të cilët ofrojnë shërbime dhe produkte në zonë. Duke u nisur nga kjo, pjesë e aktiviteteve të EDU BUNËN në faza të ndryshme të tij janë komunitetet lokale të synuara, operatorët turistikë, institucionet qeveritare, krijuesit etj, secili duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes ndaj turistëve dhe publikut të gjerë.

 

EDU BUNËN nis me një fushatë të gjerë komunikimi edukuese, për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me ekoturizmin, aktivitetet e tij dhe mundësitë për zhvillimin e tij në Zonën e Mbrojtur. Për këtë qëllim u krijua edhe harta turistike me aktivitetetet e mundshme turistike për të nxitur vizitorët, por edhe vendasit të vizitojnë sa më shumë atraksione përgjatë lumit Buna.
Fokusi kryesor i komunikimit të EDU BUNËN është promovimi i vendeve, kulinarisë, historisë, sporteve dhe aktiviteteve që mund të shijoni në Bunë nga peshkimi sportiv, shëtitje, biking, hiking, birdwatching apo edhe shëtitje me varka përgjatë lumit Buna. Promovimi i aktiviteteve është i pandashëm edhe me promovimin e  produkteve agrokulturore dhe produkteve të trashëgimisë kulturore të zonës.
Të shikosh natyrën nga rrjedha e lumit Buna është totalisht gjë tjetër, ndaj jua sugjerojmë të gjithëve për ta shijuar si një eksperiencë unike.
Në këtë projekt Mandarina Project ka organizuar një sërë elementësh dixhital dhe të prekshëm, spot dhe video, për të promovuar më së miri këtë zonë.

https://atb.al/wp-content/uploads/E-du-bunen-3-scaled-600x550.jpg

Duke nisur që nga gjetja e sloganit prezantues të projektit EDU BUNËN që do të thotë ta duash Bunën dhe gjithçka rreth saj, por edhe të edukosh me atë ç'ka Buna përfaqëson dhe mund të të ofrojë, edukimin e përgjegjshëm.
DUAJE BUNËN, VIZITOJE BUNËN, JETOJE BUNËN!

Një udhëtim që të edukon dhe të pasuron!
Një projekt i Mandarina Project, organizatë e cila operon prej më shumë se18 vitesh në Shqipëri me projekte gjithnjë inovative dhe gjurmëlënëse në fushën e promovimit të territorit, natyrës, artit, sportit dhe turizmit në të gjithë territorin e Shqipërisë.