Kontakt
Adresa:
Rruga e Bogdanëve, Tirana
Phone:
-
Qendroni ne kontakt

Copyright © 2021 Maniacard. All Rights Reserved.

Velipoja

Velipoja

Velipoja

by admin Velipoja 11 Maj, 2022
edu bunen, buna tourism, vizitoni

Velipoja ndodhet në jug të qytetit të Shkodrës, me një sipërfaqe rreth 72.4 km2. Në veriperëndim ajo kufizohet nga lumi Buna.

Pozita e favorshme gjeografike ku ndërthuren, deti dhe lumi, laguna dhe rezervati natyror , fushat pjellore, kënetat dhe pyjet, kodrat dhe mallet i japin kësaj zone një mundësi zhvillimi për turizmin detar, lumor dhe malor, të peshkimit dhe gjuetisë, të zhvillimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe të blegtorisë.


Përmendim këtu plazhin me gjatësi 14 km, gjerësi rreth 300 m. Plazhi i Velipojës është ndër më të njohurit në Shqipëri për bukurinë e tij, ujin e kristaltë, brezin e gjerë ranor, për vetitë kuruese, si dhe për mikpritjen vendase.

Mund të zhvilloni aktivitete të ndryshme në plazhin e Velipojës si: Sailing, Kitesurfing, Stand-up paddling yoga, Beach Volley.
Vendi ideal për të apasionuarit pas peshkimit, të cilët do të kenë mundësi të kalojnë një kohë të mrekullueshme duke treguar aftësitë e tyre për peshkim. Në detin fantastik të Velipojës mund të peshkoni lloje të ndryshme peshqish dhe të zhvilloni pasionet tuaja.

Në këtë zone do të mund të vizitoni edhe Ligatinën e Velipojës I cili ndodhet në grykderdhjen e lumit Buna ku përfshihen 4 moçale të cekëta dhe këneta e Domjes; Lagunën e Vilunit; Rezervatin e Velipojës i cili shtrihet në deltën e lumit Buna, rreth 8 km larg nga Velipoja, ku mund të vrojtoni shpendët shtegtarë, të shijoni shëtitjet në natyrë, xhirot me bicikleta, picninc etj.

Me një hapësirë të gjelbërt dhe shlodhëse ofron një kontakt të drejtëpërdrejtë me natyrën. Nën hijen e pemëve të larta dhe të rrethuar nga një bimësi e shumëllojshme do të keni mundësi të vëzhgoni natyrën dhe bukurinë e saj.

Ishulli i Franc Jozefit është një atraksion turistik magjepsës i cili gjendet në grykëderdhjen e lumit Buna. Ishulli është terren i ulët i mbuluar me një bregdet ranor dhe dominuar nga pemë 75 vjeçare. Emri i është dhënë në ishull nga hartografët austriak në 1870 në nder të perandorit Franc Jozef I të Austro-Hungarisë.


Velipoja është një destinacion që ofron relaks dhe kënaqësi për të gjithë turistët vendas e të huaj.