Kontakt
Adresa:
Rruga e Bogdanëve, Tirana
Phone:
-
Qendroni ne kontakt

Copyright © 2021 Maniacard. All Rights Reserved.

Meet the History

Meet the History

Meet the History

https://atb.al/wp-content/uploads/web-17-600x450.jpg

Ura e Bunës është një vepër osmane e ndërtuar në vitet 1499-1500.
Ura e Bunës së bashku me Urën e Bahçallëkut kanë qenë lidhjet tokësore të qytetit të Shkodrës me vise të tjera të Shqiperisë. Zhvillimet ekonomiko-shoqërore të fushës së Nënshkodrës dhe asaj të Ulqinit, që në lashtësi e deri në ditët tona, nuk mund të merren të shkëputura nga roli që ka luajtur lumi Buna. Të dhënat arkeologjike, dëshmojnë se jeta bujqësore në këtë zonë ka vazhdimësi mbi 4,700 vjeçare, veprimtari kjo që përkon me atë të popujve të tjerë të përparuar të Mesdheut Europian.

Nga liqeni i Shkodrës, ku Buna fillon shtratin, e deri në grykëderdhjen e tij në det (Buna është ndër lumenjtë e rrallë të Adriatikut me deltë të vetën natyrore), përbëhet nga tre ishuj aluvional: Ada, Ishulli i Franc Jozefit dhe Ishulli i Renes, të krijuar në vitet l882-l952.

Në regjimin ujor të lumit Buna, kanë lidhje dhe disa laguna, si ajo e Vilunit, Murtepizes, Liqeni i Shasit, Këneta e Damnit etj.

Janë për tu përmendur edhe disa objekte kulti si: Kishat e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Baftit, e Premtes së Shenjtë, Kisha e Shirqit, etj.