Kontakt
Adresa:
Rruga e Bogdanëve, Tirana
Phone:
-
Qendroni ne kontakt

Copyright © 2021 Maniacard. All Rights Reserved.

Dajç

Dajç

Dajç

by admin Dajç 11 Maj, 2022
dajc, velipoja, tourism, buna

Dajçi ndodhet në pjesën jugperëndimore të qytetit të Shkodrës, në një distancë rrugore prej 22 km larg qendrës. Kjo zonë ka një shtrirje prej 36.52 km2 dhe thuajse e gjithë kjo sipërfaqe është tokë bujqësore me vlera të mira prodhuese.

Zona e Dajçit e cila ndodhet përgjatë bregut të majtë të lumit Buna, 10 km poshtë urës së saj, disponon burime natyrore, ujore e mjedisore të konsiderueshme.Përveç traditës për shfrytëzimin e kulturave bujqësore, pemëve frutore, së fundmi ka lindur një traditë e re, ajo e kultivimit të bimëve dekorative.


Elementët e trashëgimisë natyrore dhe kulturore si: Kisha e Shirqit(mes shek.XI-XII), Ura e vjetër e Katalinës(Fshati Darragjat), Shkalla e Belinit(Fshati Belaj), Bregica(pikë turistike e shtrirë buzë lumit Buna), janë një atraksion mëvete.


Kisha e Shirqit, përbën një nga vlerat më të mëdha historike dhe kulturore të vendit tonë. 

Një anë muri dhe një gur i gjatë janë gjithçka që ka mbetur nga kisha, ndërkohë historianët pohojnë se kisha ka qenë vendi i preferuar i princërve malazezë e shqiptarë, kryesisht për martesat e tyre.

Vlerat turistike të zonës rriten sepse aty ekzistojnë edhe tradita të artizanatit siç është endja me tezgjah e pëlhurave. Kuzhina e Dajçit është e pasur me receta të mrekullueshme të përshtatura me produktet e freskëta të çdo stine.


Lundrim me kanoe, xhiro me bicikleta përgjatë lumit Buna, peshkim, vrojtim i shpendëve, vizita e objekteve pjesë e trashëgimisë kulturore, janë aktivitetet e ndryshme që mund të zhvillohen në këtë zonë.