Kontakt
Adresa:
Rruga e Bogdanëve, Tirana
Phone:
-
Qendroni ne kontakt

Copyright © 2021 Maniacard. All Rights Reserved.

Ana e Malit

Ana e Malit

Ana e Malit

by admin Ana e Malit 12 Maj, 2022
ushqimi, food, ana e malit, piknik

Ana e Malit ndodhet 6 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës, me një sipërfaqe rreth 44 km2. Ajo kufizohet në jug-juglinjde me lumin Buna. Peisazhi i mrekullueshëm, lumi Buna dhe fshatrat me mikroklimat e tyre, krijojnë mundësi të mira për zhvillimin e ekoturizmit në zonë.

Burimet natyrore, ekosistemet kodrinore dhe ujore, korijet e tokat e kultivuara, dhe i gjithë mbiodiversiteti i tyre janë një pasuri e konsiderueshme që jep premisa të sigurta për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.


Tryezës së produkteve nga Ana e Malit nuk i mungojnë mishi i freskët, lakrorët e byrekët, djathi, dridhërat, salca e kosit, sallata, turshitë, si edhe perimet si: domatet, specat, kastravecat dhe ullinjtë. Produktet bio bujqësore dhe blegtorale të zonës dhe kultivimi i tyre janë një mundësi për zhvillimin e agroturizmit dhe agrobiznesit.

Përveç ekonomive familjare në zonë ka edhe eko-ferma të cilat jo vetëm garantojnë

përpunimin e sigurt të produkteve blegtorale, por janë edhe një atraksion i shtuar për zonën.
Shega është një nga produktet më tipike të zonës. Një nga produktet tradicionale që prodhohet në zonë është mjalti. Shumë familje në këtë zonë mbarshtojnë bletë dhe prodhojnë mjalt të një cilësie të lartë.
Në këtë zonë ju mund të bëni xhiro me bicikleta, hiking, lundrim me aknoe në lumin Buna; shëtitje pafund në natyrë, shijoni ushqimet bio të zonës.