Touch the Tradition
Touch the Tradition
Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendit.
Ndonëse për disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes formave të saj të ndryshme ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen.
Punimet artizanale zakonisht shfaqin edhe karakteristikat e zonave të ndryshme gjeografike në të cilat ato krijohen. Artizanati, nga vetë fjalëformimi, tregon se ka të bëjë me mjeshëritë artistike, është diçka që bëhet a prodhohet me dorë e me mjete të thjeshta nga zejtarët, dhe që nuk prodhohet në fabrikë.
Punimet artizanale janë një vlerë historike e cila është përshtatur në të gjitha kohërat si në ato të hershmet edhe në kohët moderne. Është shprehur në forma shumë të ndryshme si, piktura, gdhëndja në dru, skulpturat, qëndisja, si dhe format e ndryshme të artit modern.
Vlerat turistike të zonës rriten sepse aty ekzistojnë edhe tradita të artizanatit dhe veshjeve ende zakonore, traditat e dasmave dhe ekzistenca e kostumeve tradicionale, punime tëndryshme artizanale të hekurit, durit etj.
Zbuloni punimet e ndryshme artizanale që gjenden në zonën e Dajçit, Anës së Malit, Bërdicës, Rrethinave dhe Velipojës.