Bërdica
Bërdica
Në pjesën jugore të qytetit ndodhet Njësia Administrative Bërdicë me një sipërfaqe prej 31.02 km². Njësia administrative Bërdicë kufizohet në veri me qytetin e Shkodrës, në jug me njësinë administrative Bushat, në lindje me lumin Drin dhe në perëndim me Njësinë Administrative Ana e Malit dhe Dajç.
Përshkohet nga rruga nacionale që të çon drejt Velipojës dhe kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e agrobiznesit dhe agrourizmit në zonë.
Vlerat turistike të zonës rriten sepse aty ekzistojnë edhe tradita të artizanatit si endja me tezgjah e pëlhurave dhe veshjeve ende zakonore.
Larmia e popullatës së shpendëve, plotëson ekosistemin natyror dhe është premisë për zhvillimin e turizmit në lumin Buna.
Në zonë krijohen habitate shumë të favorshme për folezimin e shpendëve ndaj zona mund të ofrojë edhe mundësinë e vëzhgimit të zogjve (birdwatching) dhe fotografisë amatore për gjithë të apasionuarit.
Veshjet popullore si një tërësi vlerash kulturore mbartëse të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar, janë me rëndësi të madhe për zonën.
Në Bërdicë mund të shijoni ushqimet tradicionale më te mira.
Ju mund të shëtisni në natyrë përgjatë lumit Buna, të bëni xhiro me bicikleta, në ngrini çadra për camping; të vrojtoni shpëndët e ndryshëm etj.