Camping
Camping
Si thoni për kamping përgjatë lumit Buna, fantastike apo jo!?
Kampingu është një mënyrë perfekte për tu larguar rrëmujës së jetës urbane dhe për të qenë në kontakt me natyrën.
Në mjediset e jashtme, nuk gjen kompjutera, tableta apo televizorë, ka shumë gjëra të tjera për të bërë që nuk kërkojnë pajisje elektronike.
Mund të shijoni aktivite të ndryshme si: peshikimi, shëtitjet në natyrë, ndezja e zjarrit, gatimi i ushqimeve të preferuara, etj.
Keni mundësinë perfekte për tu njohur me biodiversitetin e zonës dhe një shans unik për të qenë në kontakt me natyrën, për të takuar kafshë të egra dhe për të vëzhguar yjet larg dritave të ndritshme të qytetit. Asgjë nuk krahasohet me këtë ndjesi. Karikohuni me energji të reja gjatë pushimeve, të nevojshme kur ti ktheheni rutinës së përditshme.
Mos harroni: Gëzojuni natyrës duke e mbrojtur dhe pa e dëmtuar atë.