Rrethinat
Rrethinat
Njësia Administrative Rrethina ndodhet në pjesën veriore të qytetit me një sipërfaqe 47,05 km2. Kjo zonë ka një reliev kryesisht fushor, me përjashtim të fshatit Zues i cili shtrihet buzë lumit Buna.
Duke u nisur nga shtrirja e saj gjeografike, Rrethinat ofrojnë mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit lumor, liqenor dhe agroturizmit.Aktivitetet kryesore në këtë zonë janë të lidhura me vreshtarinë dhe fruta-perimet.
Afërsia me liqenin ka nxitur gjithashtu peshkimin.Në familjet e zonës bëhet prodhimi i një vere shumë cilësore.
Mund të shijoni natyrën magjepsëse dukë shëtitur në natyrë, duke ngritur tenda për camping, picnic me familjen apo miqtë, shëtitjë varkë.