About Us
Albania The Beautiful vjen me një mundësi unike për të ndërthurur urimet e fundvitit me promovimin e vendit tonë, të quajtur “Albania Greets”. Janë qindra kartolina e video giffe me mesazhet e Urimit per Festat e fundvitit të përcjella përmes qyteteve tona, destinacioneve më atraktive, simboleve më tipike, traditës, shprehjeve e folklorit tonë.
Një urim i tillë kryen edhe funksionin e promovimit të vendeve që ne kemi më të dashura, me qëllim nxitjen e sa më shumë vizitave dhe kthimin e vëmendjes së vizitorëve vendas apo të huaj tek udhëtimet brenda vendit tonë.
E bukura e këtij projekti është se promovimi do të bëhet nga vetë njerëzit, qytetarët, të rinjtë e të rejat, të huajt që jetojnë në vendin tonë apo edhe nga çdo shqiptar që jeton kudo jashtë vendit, bizneset apo institucionet, nga vetë ata që e dinë më mirë se kushdo tjetër sa e bukur, magjepsëse dhe e veçantë është Shqipëria. Kjo sepse të gjitha kartolinat dhe video giffet do jenë në dispozicion FALAS dhe fare LEHTË të dërgueshme nga faqet online të Albania The Beautiful, si nga web-i ashtu edhe nga rrjetet sociale.
Kur afrohen Festat, ne gjithmonë jemi në kërkim të një urimi apo mesazhi sa më origjinal, të bukur dhe të personalizuar për ta dërguar atë tek miqte tanë. Këtë herë “Albania GREETS” ju sjell pikërisht qindra kartolina dixhitale apo video të tilla, “njëra më e bukur se tjetra”, gati për t'u dërguar e për t'u ndarë me njerëzit e zemrës, të afërm, miq, shokë, bashkëpunëtorë e kolegë. Këtë vit do të urojmë padiskutim, por do të urojmë ndryshe, me një formë krejtësisht të re dhe mbi të gjitha do të urojmë me VENDIN tonë. Çdokush mund të përzgjedhë një URIM me vendlindjen e tij, apo me atë të vendit ku jeton, me atë që do t'ia sugjerojë dikujt për vizitë etj..
Përmes ketyre urimeve, do të promovohet i gjithë territori shqiptar. Janë përzgjedhur kreativa nga më tërheqëset nga të gjitha qytetet dhe destinacionet kryesore shqiptare, destinacionet turistike, ku tregohen bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, shprehjet dhe simbolet identifikues që e bëjnë të veçantë secilin prej tyre.
“Albania GREETS” apo “Shqipëria URON”, do t'ia japë mundësinë e zgjedhjes dhe të shpërndarjes së saj kujtdo dhe kudo, në çdo rrjet social, website, e-mail pra në çdo kanal të mundshëm.
Albania Greets do të ketë një website: www.atb.al, i gjithi dedikuar këtij projekti, ku do të jenë të publikuara të gjitha kartolinat. Kushdo që dëshiron mund të hyj tek website, të përzgjedh kartolinën e tij të preferuar, ta shkarkojë fare lehtë, apo ta dërgojë direkt si urim tek kushdo që dëshiron. E gjitha kjo është tërësisht FALAS.
Albania Greets do të jetë në të gjitha rrjetet sociale: Facebook, Instagram, Linkedin e You Tube.
me informacion të përditshëm, kartolinat përkatëse, mini-videot, video promo etj nga mesazhet e dërguara nga vetë përdoruesit.
Ndaj kudo që të jesh, brenda apo jashtë Shqipërie, cilido qoftë vendi yt i origjinës apo destinacioni më i preferuar shqiptar këto festa URO ME VENDIN TËND!
VENDI IM, URIMI IM!
"Albania Greets", mundësuar nga RAIFFEISEN INVEST
Raiffeisen Invest, gjithmonë në mbeshtetje të turizmit dhe të ekonomive lokale.
-MANIACARD, Creative Sponsor i “Albania Greets" beje MANIACARD, Creative Partner i “Albania Greet
MANIACARD, si një agjensi kreative e mirënjohur dhe njohëse e mirë e mediumit kartolinë, si dhe e medias sociale, e cila gjithnjë sjell risi dhe inovacion në fushën e komunikimit dhe marketingut.